25-vjeçari Marjan Kodheli, i akuzuar për vrasjen me thikë të babait të tij, Pjetër Kodheli, disa ditë më parë në Durrës, është paraqitur sot para Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë.
Në ambjentet e gjykatës, brenda dhomës së xhamit, i riu është shfaqur duke buzëqeshur para nisjes së seancës gjyqësore, pavarësisht akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.
Gjykata pritet të vendosë masën paraprake të sigurisë ndaj tij, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.
