Gjykata e kryeqytetit ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur në shkurt 2025 në Tiranë, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
Vendimi u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.
Përmes një shkrese të datës 18 shtator 2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.
Për shkak se nuk mund të ekzekutohet masa “arrest në burg” e drejtësisë shqiptare, gjykata ka deklaruar ikjen.
