Personi që shihni më sipër në foto është 63-vjeçari Kristo Mema, alias K. H, i cili pas konfliktit ka vrarë duke goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç pasditen e sotme në Berat.
Bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.
Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë, polici është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




