Një ditë për të kaluar bukur me familjen përfundoi në tragjedi për familjen Hoxha pasi kryefamiljari u vra tragjikisht nga pronari i një kali në Kalanë e Beratit. u vra me thikë nga 63-vjeçari Kristo Mema në sy të vajzave, gruas dhe nënës së tij. E gjitha kjo për shkak të një fotoje me kalin që viktima donte t`i bënte vajzës së vogël.

Dëshmitarët dhe policia kanë raportuar se pas një paralajmërimi të autorit, “Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, Keli nuk është bindur dhe ka prekur kalin. Më pas, për shkak të një sharjeje nga ana e viktimës, konflikti ka eskaluar dhe Kristo Mema ka nxjerrë thikën e fshehur në samarin e kalit dhe ka goditur Kelin në trup, duke e vrarë.

Gjithashtu gazetarja Kristi Gongo ka raportuar për emisionin “Shqipëria Live” se 62-vjeçari njihej si person problematik dhe banorët kanë rrëfyer se janë ankuar në bashkinë e qytetit që të mos e kryejë aktivitetin e tij për shkak të sjelljes problematike jo vetëm me vendasit por edhe turistët.

“Fqinjët nuk pranojnë të flasin përballë kamerave por kanë pranuar se ishte një person problematik. Madje ata kanë thënë se nëse ka patur një person që ata nuk i flasin në ngjarje ishte pikërisht ky person. Ata shtojnë edhe se kanë bërë ankesa ne bashki që ai të mos ushtronte më atë aktivitet pasi kishte probleme jo vetëm me vendasit por edhe me turistët.”, tha gazetarja.

Pas krimit, Mema është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një shpellë të kalasë, ku ka qëndruar për disa orë duke tentuar të shmangte arrestimin. Ai ka lidhur kalin në kasollen e tij dhe ka marrë ushqime për t’u mbajtur gjatë periudhës që policia po e kërkonte.