Ditën e sotme Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në burg 63-vjeçarin i cili kreu vrasjen e 42-vjeçarit Keli Hoxha në lagjen e Kalasë, në Berat.
Kristo Mema, 63-vjeçari i cili rezulton edhe me precedentë penalë në greqi ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit duke kërkuar falje familjarëve të viktimës për aktin e rëndë.
Ngjarja ndodhi për një foto me kalin, nga ku sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, i ndjeri ka prekur kalin ndërkohë që e kishte paralajmëruar se kali ishte i acaruar.
63-vjeçari tha se ishte ofenduar nga ana e viktimës prandaj dhe kreu aktin e vrasjes, deklaratë e hedhur poshtë nga familjarët e Keli Hoxhës duke thënë se asnje ofendim nuk është thënë. gjithashtu banorët e zonës kanë pohuar se i akuzuari ishte person problematik dhe pvr të janë ankuar edhe nv Bashkinë ee Beratit që të mos ushtronte aktivitetin e tij.
Bëhet me dije se e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës, ai u arrestua pak orë në një shpellë.
