Me burg përjetë është dënuar nga Gjykata Arsen Muskurti, i cili vrau vëllain dhe kunatën në vitin 2022.

Prokuroria provoi se autori me datë 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:

  • “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet.

I pyetur për ngjarjen, ai është shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk janë zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës.