Evi Kokalari ka reaguar me kritika ndaj opozitës, në lidhje me incidentin e ndodhur në takimin elektoral të Sali Berishës në Korçë.
Kokalari e cilëson si vulgaritet momentin kur mbështetësi i PD-së, Ilir Vrenozi iu drejtua Ramës me fjalën ofenduese “shk**dhatë”. Sipas Kokalarit, nuk ka “LaCivita që i shpëton”.
Reagimi i Kokalarit:
Kishin një moment të shkëlqyer të merreshin me çfarë tha Rama në fushatë, (fotot nudo), dhe këta të mënçurit nxjerrin një pa dhëmbë që përdori vulgaritete të paparë në fushatë sot në Korçë.
Ndoshta Rama për këtë punë e donte për kafe atë tipin vulgar që doli sot…
Kur them unë që s’ka LaCivita që i shpëton këta!!!
Sapo ‘përmbysën’ dëmin e vulgaritetit të Ramës falë vulgaritetit të këtij mostrës që filloi të flas me fjalë vullgare përpara grave dhe fëmijëve.
Veç përpara Shqipëria madhështore, veç përpara!!!