Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje Sarandë, ku një 66-vjeçar ka mbetur i vrarë.
Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë.
Sipas informacioneve paraprake, 66-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe dyshohet se ka marrë një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Menjëherë pas atentatit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.
Deri më tani nuk dihen motivet e atentatit, ndërsa zona është rrethuar nga policia.

