Lufta
Një shqiptar ka humbur jetën dje në Siri. Bëhet me dije se viktima është me origjinë nga Kosova dhe jetonte prej vitesh në Luksemburg, ndërkohë që bashkë me të është vrarë edhe një afrikan. “Ata i ishin bashkuar një grupi të armatosur prej disa kohësh, ndërkohë që mbrëmë nuk u bë i ditur identiteti i tyre. Sipas burimeve të njëjta, kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për të luftuar regjimin të Presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luksemburgut, sipas të cilëve, dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërm të Al-Kaedës. Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e 10 shqiptarëve. Në janarin e këtij viti u publikua lajmi për vdekjen e Hetem Sinan Dema në Siri. Kurse në prill u raportua se dy ferizajas janë vrarë në konflikte të armatosura në Siri. Ende pa u mbushur një javë e plotë (para katër ditësh) u shkrua për vrasjen e Egzon Avdylit, që konsiderohej se ishte viktima e fundit shqiptare në Siri. Por me rastin e fundit, duket se nuk ndalen vrasjet e shqiptarëve?!” – citon preshevajone. Për parandalimin e dërgimit të të rinjve tanë në Siri, përveç mediave edhe shtetet tona kanë kërcënuar këta vullnetarë përmes disa ligjeve.