
TIRANË – Analisti Milaim Zeka deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se Albin Kurti po gabon me refuzimin e ofertës për t’iu bashkuar OPEN BALKAN.
Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd, dhe sipas Milaim Zekës, kjo do ishte një mundësi e mirë për Albin Kurtin, për të përfaqësuar Kosovën si një shtet të pavarur në mes të Beogradit.
“Unë nuk e kuptoj se pse Albin Kurti refuzon nismën OPEN BALKAN. Por jam Ii bindur se Vuçiç do ta ndjente vetën të djersitur dhe shumë keq nëse do të ulej në të njëjtën tryezë me Albin Kurtin. Po të isha kryeministër i vendit do të merrja pjesë në të gjitha organizimet e OPEN BALKAN. Nëse Albin Kurti sot do ishtë në Beograd, do t’ia thonte në sy presidentit serb, se Kosova është e vdekur për Serbinë. Ne e kemi fituar lirinë”, tha Zeka.
Sipas analistit, Albin Kurti e ka humbur mbështetjen në Kosovë. Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit locale, ku në raundin e parë, VV nuk mori asnjë komunë, Zeka tha se nëse Kurti humb edhe Prishtinën, duhet të japë dorëheqjen.
“Shqiptarët e dënuan Albin Kurtin për 8 muaj. Nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë. Ky është ndëshkimi më I madh. Shpresoj që ndëshkimin e dytë ta marrë tani në balotazh. Nëse tani humb Prizrenin dhe Prishtinën, nëse ka kod moral duhet të japë dorëheqjen”, tha Zeka./Gazeta SHQIP