Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto. 

Gjithashtu u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare. Pas firmosjes së kontratës së firmës shqiptare me firmën italiane ka folur dhe Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, i cili ka theksuar se dhurimi i anijes ‘Libra’ kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.

PJESË NGA FJALIMI:

“Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e Pashë Alimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve,” tha Vengu.