Projekti i restaurimit të Xhamisë së Plumbit, parashikon ndërhyrje me karakter restaurues dhe konservues përsa i përket objektit.
Projekti i restaurimit parashikon restaurimin dhe konservimin e objektit, konkretisht çlirimin e objektit nga ndërhyrjet e gabuara ndër vite si përdorimi pa kriter i suvasë së çimentos, përforcimin e strukturës së objektit, realizimin e veshjes me plumb të kupolave dhe qemerëve, restaurimin e elementëve dekorativ si kolonat dhe kapitelet të pozicionuara në portikun e xhamisë, ringritjen e minares dhe përforcimin e themeleve.
Në kantier ishte sot ministi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, që inspektoi punimet. “Ky projekt synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, theksoi ai.\
Xhamia e Plumbi është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, e ndërtuar në vitin 1774 dhe është monument kulture i kategorisë së parë.
