mziuKryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës, por nuk ka pranuar tu japë shpjegime grupit hetimor.


I shoqëruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj, Mziu u ka thënë përfaqësuesve të akuzës se deklarimet i bën vetëm në Gjykatë.


Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai qëndroi rreth një muaj në arrest me burg, por u lirua nga Gjykata e Apelit.


Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si Kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike.


24 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)