Marin Suli, sekretar i përgjithshëm i “OMONIA”-s, ishte i ftuar në “Shqipëria LIVE”, ku ka komentuar arsyet se përse kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti Fredi Beleri nuk u takuan sot, edhe pse pritej që ky takim të ndodhte.

Suli komentoi dhe incidentin me të cilin u përball Beleri, për të cilin tha se njerëz të organizuar nga Rama, iu drejtuan Belerit me fjalën “vrasës”.

“Nuk mund të takojë xhelati viktimën prandaj nuk ka patur takim mes Ramës dhe Belerit.

Sa i përket incidentit me thirrjet e qytetarëve, këta janë njerëz provokatorë, të nxitur nga Edi Rama. Po ta vini re ai dinte ku do kalonte Beleri, grupi i eurodeputetëve, delegacioni. Do ta gjeni rreth ambienteve të SPAK-ut. Janë njerëz të organizuar. Nëse janë njerëz të lirë, mund të thonë mendimi ne tyre, nëse janë me struktura, etj, nuk vlen.

Kur të takohen njerëzit me me Ramën do i thonë ‘O Skënderbe, çfarë i bëre atij eurodeputeti’, ja vetëm kaq fitoi Rama. nga kjo. Ai anuloi takimin zyrtar dhe shkoi i takoi eurodeputetët në kafe. Ai u tha vetëm ‘Po ju vëzhgoj’. Rama nuk do e takojë asnjëherë Belerin, sa herë të vijë në Tiranë Beleri. Është thjesht psikologjia, nuk e takon xhelati viktimën e tij politike.

Rama nuk e percepton dot që demokracia të funksionojë. Himara prapë do ta vendosë kryebashkiak Fredi Belerin dhe ishallah Rama nuk do jetë më kryeministër në atë kohë.”- tha Suli.