Dy drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi gjatë natës kanë shkaktuar shqetësim për banorët në zonën e Bulevardit “Dyrrah”, duke gjeneruar zhurma të larta nga marmitat e makinave dhe duke xhiruar gomat.
Gjatë patrullimeve 24-orëshe, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan dy të rinj që lëviznin me shpejtësi dhe shkaktonin zhurmë të vazhdueshme, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Në vijim të veprimeve, Policia sekuestroi 2 automjete, tip Audi dhe BMW, si edhe një fenelinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 30 vjeç dhe K. K., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.
