
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pikërisht në kulmin e debatit dhe të tensioneve politike për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit, ambasadorja amerikane ka shfrytëzuar këtë takim për të dhënë një mesazh të qartë ndaj atyre që i cilëson si kundërshtarë të reformës në drejtësi.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku SHBA & të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, shprehet ambasadorja amerikane.
(2/2) “Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku ?? & të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”. @USAmbAlbania Yuri Kim
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2021