
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka deklaruar gjatë një ceremonie dhurimi pajisjesh për policinë e shtetit, se uniformat blu duhet të jenë në krah të SPAK në luftën kundër korrupsionit.
Ditën e sotme, u zhvillua një ceremoni dhurimi të disa pajisjeve modern për policinë e kufirit me një vlerë 100 mijë dollarë amerikanw, që janë fjala e fundit e shkencës.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, në fjalën e saj tha se “Për ambasadën e SHBA, demokracia dhe mbrojtja e sigurua janë çështjet kryesore. Dhurimi i këtij pajisjeve modern synon që të ndihmojë përpjekjet për të ndihmuar luftën ndaj trafiqeve.
Një Shqipëri më e sigurt është një Europë më e sigurt. SPAK ka nisur çështjet e mëdha dhe kjo nuk do të jetë e mundur pa mbështetjen e policisë. Vlerësoj përpjekjet e policisë dhe zyrtarëve të kufirint, pasi krimi është ndërkufitar. Ne nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah për të luftuar krimin e korrupsionin”, tha Kim.
“Kapjet e fundit në kufi janë një tregues i mirë që pajisjet dhe trajnimi që kemi ofruar janë duke pasur ndikim pozitiv. Ne vazhdojmë ta bëjmë të qartë vlerësimin që kemi për zyrtarët e ligjzbatimit dhe dua të shtoj përgëzimet e mia për zyrtarët e kufirit për këtë përparim. Por duhet ta pranojmë edhe që Policia Kufitare nuk do të garantojë e vetme sukses kundër elementeve kriminalë. Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, tregtitë e paligjshme të narkotikëve, terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar kanë një nyje të përbashkët – ato drejtohen nga aktorë keqdashës, të cilët dinë të përshtaten dhe janë të pamëshirshëm. Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të nxisim të gjitha agjencitë ligjzbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të tjera të krimit në Shqipëri. Secili ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për të çuar përpara sundimin e ligjit në çdo shoqëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja dhe të kërkojmë mënyra të reja për të punuar së bashku për të luftuar këto probleme ndërkombëtare”. Ambasadorja Yuri Kim gjatë Ceremonisë së Dhurimit të Pajisjeve nga EXBS për Policinë e Shtetit Shqiptar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, pasi ka falënderuar SHBA-në për këtë dhurim prezantoi dhe paketën e ndihmës.
Ata janë, videoskope, sete për kontrolle në pajisjet kufitare, kamera termike dylbi nate etj.
“Kjo ndihmë është shumë e rëndësishme për luftën ndaj trafiqeve, lëndëve radioaktive dhe narkotike”, tha Ardi Veliu, i cili premtoi se Policia në zgjedhjet e 25 prillit do të ndjekë vetëm ligjin.
“Policia e shtetit vijon të jetë institucioni më i besueshëm në vend. Në zgjedhje policia do të jetë e orientuar vetëm në zbatimin e ligjit. Këto pajisje do të rrisin akoma më tej efektin”, tha Veliu. /Gazeta Shqip


