
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës.
Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është njëra nga 6 bashkitë ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri.
Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit dhe mbarëvajtjen e tij.
Kujtojmë se po në Durrës ka qenë dhe ambasadori holandez për të njëjtin qëllim. Ambasadorja amerikane me anw tw njw postimi ka bwrw tw ditur se SHBA po monitorin zgjedhjet nw 6 bashkitw e vendit.
“Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, shkruan Kim nw Instagram. / Gazeta Shqip]
View this post on Instagram