Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi për vdekje i Ismail Aliaj, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi mëson se një muaj më parë, viktimës i kishin djegur edhe automjetin. Ditën e sotme policia sqaroi se 2 persona e kanë dhunuar 63-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve të marra.
Blutë e Vlorës thanë se i kanë identifikuar dy autorët e dhunës dhe se po punojnë për kapjen e tyre. Ndërkohë po punohet për të sqaruar nëse djegia e automjetit lidhe me të njëjtët autor të dhunimit, si dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.



