Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Kamëz, ku një konflikt i nisur gjatë një loje kalçeto ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe një viktimë.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Sadik Llanaj, ndërsa në vendngjarje janë publikuar edhe pamjet e para ku shihen forca të shumta policie dhe perimetri i sigurisë i vendosur përreth zonës ku ndodhi krimi.
Viktima e ngjarjes është identifikuar si Ardian Baloshi, 26 vjeç. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitali i Traumës, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas burimeve, konflikti dyshohet se ka nisur për një debat të çastit gjatë një ndeshjeje kalçeto, i cili më pas është përshkallëzuar në tragjedi.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
