Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë, 2 shtator, një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në ambientet e Vilës së Kuqe në Sauk. Në fokus të mbledhjes ka qenë organizimi i aksionit “Ora e Pranisë Besnike”, përmes të cilit synohet intensifikimi i kontakteve me qytetarët në terren.

Sipas raportimeve, drejtuesit politikë kanë paraqitur kalendarët e detajuar për iniciativën, ndërsa takimet me qytetarët pritet të nisin që këtë fundjavë. Në terren do të angazhohen deputetë dhe zëvendësministra, të cilët do të zhvillojnë takime me banorët për të dëgjuar nga afër problematikat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Ditën e nesërme, do të zhvillohet një tjetër mbledhje në Pallatin e Brigadave, me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.