Janë identifikuar emrat e 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi. Këta persona akuzohen për trafikimin e mbi 7 tonëve kokainë.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) la në fuqi masat e arrestit në burg për tre anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Pepës. Jetmir Pepa është një emër i njohur për policinë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar në Parkun Olimpik të Tiranës.
Emrat e grupit:
- Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;
- Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi;
- Albert Pjetri;
- Fatjon Marku;
- Anton Marku alias Anton Tamure;
- Florjan Vuka alias Vathaj;
- Kristjan Lleshi;
- Klevi Leka;
- Lulzim Pepa;
- Anton Kola;
- Ilir Lazri.
