Top Channel ka mësuar emrat e anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.

Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore, Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar Oerd Bylykbashin si bashkëkryetar dhe si anëtarë: Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Gjin Gjoni, Arian Ndoja, Klevis Balliu dhe Elda Hoti.