Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacioni në Lezhë, ku u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje. Bëhet me dije se Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy prej të arrestuarve lëviznin të armatosur dhe me skafandra me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona pas kryerjes së krimit.
Gjatë kontrolleve fizike, në motomjet, në banesën e njërit prej të arrestuarve dhe në ambientet përreth saj, u sekuestruan tre pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, si dhe motomjeti i dyshuar i përdorur në këtë rast. Po ashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.
