Janë publikuar emrat e personave të arrestuar pas aksionit të policisë, për goditjen e mashtrimit online përmes skemave piramidale.
Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja, Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja
Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja, Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana, Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjakadhe Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka.
Operacioni është zhvilluar në qytetet Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Berat dhe Gramsh, duke përfshirë 83 kontrolle banesash, subjektesh dhe personash, dhe përfunduar me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve,
Skema kishte për qëllim mashtrimin sistematik të qytetarëve, duke i bërë ata të investonin kursimet me shpresën për përfitim, ndërkohë që të ardhurat reale përfitoheshin vetëm nga individët në nivelet më të larta të piramidës.
Pas operacionit, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal