Emrat e personave të arrestuar në kuadër të krimit të ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil janë zbardhur. Të arrestuarit janë Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani Murat Zhabina Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi.

Ndërsa në kërkim janë shpallur David Heurtevent dhe Bekim Bulica. Heurtevent akuzohet si bashkëautor në vrasje pasi ka dhunuar turistin, teksa Vata e qëllonte me thikë. Ndërkohë Bulica është pronari i resortit, i cili tentoi të fshihte ngjarjen.

Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit. Detaji më tronditës është se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve 3 punonjës policie, të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.