SPAK ka zhvilluar një operacion kundër mashtrimit përmes Call Center-ëve, duke arrestuar dhe ndaluar disa persona të përfshirë në një skemë mashtrimi ndaj shtetasve europianë.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tetë persona, emrat e gjashtë prej tyre janë: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë, personat me iniciale K.K. dhe H.XH., janë ende në kërkim.
Ky hetim mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga “Call Center”-at. Gazetarët italianë arritën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e qendrës



