Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Mbledhja do të zhvillohet në Pallati i Brigadave, ku në fokus pritet të jetë procesi i integrimit europian të vendit.
Sipas informacioneve, gjatë takimit do të raportojnë mbi ecurinë e negociatave Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
