“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj të sheshpushimi I shkollave . I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.”, tha ai.
Masakroi 82-vjeçarin në Durrës, ZBARDHET dëshmia e autorit: E vrava se më kishte lekë borxh, e qëllova me çekiç dhe thikë
