Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë në një atentat mafioz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Dani, 47 vjeç, ishte pasagjer në një makinë të bardhë.

Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.

Dinamika

Sakaq, është zbardhur dinamika e plotë të atentatit.

Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër.

Aq shumë u qëllua në drejtim të makinës, sa plumbat dëmtuan edhe një hotel që ndodhej aty pranë.

Më pas makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt.

Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër.

Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.

Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente.

Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.

Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.