Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese dokumentacionin për shkarkimin e Erion Veliaj.
Në dokumentet që Këshillimi i Ministrave ka dërguar në Kushtetuese përfshihen propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt apo dokumenti që Prefekti i Tiranës i ka dërguar Këshillit të Ministrave për propozimin për shkarkim.
Dokumentacionit të dërguar në Kushtetuese i është bashkëngjitur edhe vendimi i shkarkimit nga Qeveria, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si edhe pr.vendimi për shkarkimin në të cilin parashtrohen edhe argumentet që ka përdorur qeveria për të shkarkuar Veliajn nga detyra. Dokumenti është siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Sipas qeverisë ky ishte një akt formal, pasi shkarkimi i Erion Veliajt është iniciuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, për shkak se Veliaj nuk u paraqit 3 muaj në detyrë për shkak të masës arrest me burg që prej datës 10 shkurt./ Top Channel