Grupet e punës të kontraktorëve me mjete borëpastruese po vazhdojnë të punojnë gjatë natës dhe ditës për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore kryesore, përfshirë Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.

Qarkullimi në këto akse vijon normalisht dhe po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore, veçanërisht kur udhëtojnë në zona me prezencë dëbore.