Është zbardhur vdekja e 18-vjeçarit Antonio Karafili, i cili në vitin 2018 u gjet i varur në periferi të fshatit Voskopojë.
Gjykata e Korçës akuzon të dashurën e tij, Keisi Spahillari, së bashku me partnerin paralel, i kanë marrë jetën të riut në qershor të 2018, duke e mbytur me çarçaf dhe më pas e kanë varur në pemë duke inskenuar vetëvrasjen.
Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe me Rexhep Vathin, në kohën e krimit 65 vjeç. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për akuzën e “vrasjes me dashje në bashkëpunim”. Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada, ku ka krijuar familje.

