SPAK ka zbuluar një vepër të rëndë kriminale dhe sot ka ndërhyrë në Durrës, duke lëshuar urdhër-arreste të reja.
Një prej tyre është për Astrit Avdylin, i njohur si kreu i bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet aktualisht në burg. Gjithashtu, është lëshuar urdhër-arrest për nipin e tij, Aldo Avdylin, që dyshohet se ka qenë ekzekutori i një ngjarjeje kriminale. Ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës së kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, hetuesit e BKH-së po kryejnë kontrolle në Durrës, në banesat dhe zonat ku vepron kjo grup-kriminal, si edhe në vendbanimin e të njohurit si “Rrumi”, përfshirë edhe shtëpinë e tij.