Policia në Kamëz ka identifikuar dy të dyshuarit për plagosjen e ndodhur në rrugën “OSBE” në Tiranë. Ata janë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.

Autorët u zbuluan falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe një detaji të pazakontë. Ata kishin publikuar në Facebook dhe Instagram një makinë tip ML, me të cilën u larguan nga vendngjarja. Përveç kësaj, të dy kishin një biznes që shiste dhe jepte makina me qira, ç’ka ndihmoi policinë të gjente gjurmët e tyre më shpejt.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia është në ndjekje të të dyshuarve.