Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të diele fshatin Mgull të Njësisë Administrative Pult, në Dukagjin, ku dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri.
Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe Aleks Preka.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:20, ndërsa për shkak të terrenit të thellë malor dhe vështirësive në komunikim, njoftimi ka mbërritur me vonesë në Policinë e Shkodrës.
Pas marrjes së informacionit, drejt zonës janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
NJOFTIMI:
Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë Administrative Pult, në Dukagjin.
Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Aleks Preka.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:20. Për shkak të largësisë së zonës dhe vështirësive në komunikim, informacionet e para kanë mbërritur me vonesë pranë Policisë së Shkodrës.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
