Është arrestuar 41-vjeçari Misir Tanushi, i icli ditën e djehsme plagosi me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri ditën e djeshme në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi Mullaymeri kishte dhunuar bashkëshorten e tij, motrën e Tanushit. Për këtë arsye, edhe 54-vjeçari i plagosur ka përfunduar në prang. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë nipi i 41-vjeçarit Tanushi, pasi në monentin e ngjarjes ndodhej në banesën e Mullaymerit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dje rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, plagosi me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili u shtrua dje ne spital.