Partia Socialiste i ka dërguar ditën e sotme Kuvendit raportin e saj për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Bëhet me dije se raporti pritet të votohet gjatës kësaj të enjtje në seancën e Kuvendit.
Siç mediat e kanë zbardhur në raport thuhet se anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që çështja duhet t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.
“Gjykata Kushtetuese teksa ka shqyrtuar në themel kërkesën e 1/5 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhacka, ku kjo e fundit njësoj si kërkuesit, ka marrë pjesë në gjykim përfaqësuar nga avokat dhe janë ezaruar fazat e shyqrtimit gjyqësor, ka vendosur me vendimin n.2/2023 “Pushimin e gjykimit të cështjes.
Në këto kushte, Kuvendi ndodhet në një situatë pamundësie për të vepruar ndryshe, pasi i duhet të zgjedhë se cilin qëndrim të Gjykatës Kushtetuese të respektojë mes standarteve të ndryshme të vitit 2016 dhe 2023. Gjithashtu, nga ana tjetër, grupimit prej 1/5 të deputetëve, sic është sqaruar më sipër i është mohuar e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese parashikuar në Kushtetutë dhe ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, në dispozita që janë ende në fuqi”, thuhet në raportin e shumicës.
Kujtojmë se më herët, kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi sqaroi qëndrimin e shumicës parlamentare.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se mazhoranca e ka kaluar në seencë çështjen e vendimarrjes për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Ne e kemi zbaruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të du vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim“, tha Çuçi.