Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij.

Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të së enjtes kryeparlamentari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urdhër të ri për mbajtjen e një tjetër seance urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00.

“Të nderuar kolegë. Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin dhe urdhrin e lëshuar të firmosur nga vetë Peleshi.

Referuar rendit të ditës së shpërndarë për ligjvënësit theksohet se parashikohet si pikë e parë:

-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

Pas njoftimeve në pikën e dytë do kalohet në:

-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

Kjo, në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.

Dhe në fund kalimi në votim i deputetëve për këtë rend dite.

Urdhri i Niko Peleshit:

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi).

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”.

Rendi i ditës në Parlament:

“Në mbështetje të urdhrit nr. 49, datë 24.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi

i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

-Koha e votimit”.