Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin e plotë të ngjarjes së rëndë, referuar vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit teksa po kryente detyrën.

Siç dhe është raportuar më herët ngjarja e rëndë ka ndodhur në sallën nr.3 të Gjykatës së Apelit. Përveç stafit të gjykatës dhe trupës gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Astrit Kalaja, në sallë kanë qenë dhe palët Gjon Shkambi së bashku me nipin e tij Elvis dhe Ragip e Ervis Kurtaj (babë e bir).

Gjatë kohës që Astrit Kalaja në cilësinë e gjyqtarit, po lexonte vendimin për çështjen në fjalë, vendim i cili nuk ishte në favor të Gjon Shkambit, nipi i tij ka nxjerrë nga brezi armën e zjarrit të llojit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Të plagosur nga ky akt ekstrem mbetën dhe Elvis e Ragip Kurtaj teksa po tentonin të dilnin jashtë sallës për t’i shpëtuar plumbave.

Në cilësinë e provës materiale është  sekuestruar arma e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Ëelt Ëaffen Ë. Germany, Cal.765 mm, Broëning”, më të cilën personi nën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer ngjarjen. Pas kontrollit të bërë armës, është hequr  krehri i saj, ku është konstatuar se arma kishte një fishek në folenë e saj gati për qitje dhe në krehër ishin dhe dy fishek të tjerë të vendosur.

Sakaq, në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, është gjetur dhe sekuestruar një automjet në pronësi të Gjon Shkambit i llojit “Mercedez Benz”, me traga AA900AA. Nga kontrolli i këtij automjeti janë gjetur 31 cope fishekë te kalibrit 9 mm, ne dukje fishekë manovër.