Të enjten, forcat e RENEA-s kanë realizuar një operacion në Shkodër me urdhër të SPAK. Raportohet se kontrollet janë kryer në disa banesa të eksponentëve të krimit të organizuar në këtë qytet, me urdhër të prokurores Elida Kackini.
Një nga kontrollët ka ndodhur në banesën e Izmir Sakicës, i cili është shpallur në kërkim pas atentatit të Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona, përfshirë dy të pafajshëm dhe dy shënjestrat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Ky atentat ende mbetet i pazbardhur dhe është nën hetim nga SPAK. Po ashtu, kontrolle janë realizuar edhe në banesat e fisit Bajraj dhe Bilali, si pjesë e operacionit të gjerë kundër krimit të organizuar në Shkodër.

