Një 39-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30, të mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 4, Krujë.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A. S. 39 vjeç, banues në Krujë, duke parkuar mjetin tip “Benz” kamioçinë me targa DR 4621 E, ka hasur pengesë në disa gurë dhe ka zbritur për ti larguar.
Në këtë kohë mjeti ka lëvizur mbrapsht, ku aksidentalisht ka goditur shtetasin e mësipërm me pasojë vdekje. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për vlerësim.
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)