Një 75-vjeçare në Japoninë veriore u arrestua pasi pranoi se kishte mbajtur trupin e vajzës së saj brenda një frigoriferi për rreth 20 vjet. Gruaja u paraqit të martën në polici së bashku me një anëtar të familjes dhe deklaroi se trupi ishte i vajzës së saj, e lindur në vitin 1975, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Kur oficerët kontrolluan banesën pranë Tokios, gjetën trupin e mbështjellë dhe të veshur brenda frigoriferit; policia njoftoi se gjendja e trupit ishte e avancuar dhe se do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Gruaja u arrestua me dyshim për braktisje të një trupi, ndërsa u shpreh para hetuesve se kishte blerë frigoriferin pasi “njëzet vjet më parë era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë”.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për vdekje natyrore apo ndonjë krim; rezultatet e ekspertizës do të vendosin. Zëdhënësi i policisë shtoi se e ndaluara kishte fëmijë të tjerë dhe jetonte vetëm qëkur bashkëshorti i saj vdiq disa javë më parë.