Opozita parlamentare nuk është unike në qëndrimin e saj sa i përket ndrysimit të Kodit Zgjedhor. Përçarja e opozitës i leverdis PS-së, e cila tashmë e bindur në votat e siguruara e ka dërguar për votim në seancën parlamentare.


Por grupit parlamentar i opozitës, “Drejtësi dhe Demokraci” duket se do ta bashkojë votat pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo u bë e ditur nga deputeti i këtij grupi, Selami Jenishehri gjatë diskutimit në Parlament.


“Grupi parlamentar Drejtësi dhe Demokraci jemi angazhuar që ky projektligj të jetë më i miri i mundshëm, Edmond Stojku si kryetar grupi ka punuar në përmirësimin e Kodit Zgjedhor”, u shpreh deputeti që ka dalë nga lista e PD-së.


Në këtë grup parlamentar bëjnë pjesë tetë deputetët: Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Krenar Rryçi, Koçi Tahiri, Ervis Meço, Majlinda Halilaj, Ramazan Gjuzi dhe Klajdi Qama.


Ndërkohë që pritet që edhe deputetë të tjerë të opozitës të votojnë pro Kodit Zgjedhor, duke bërë PS të kapë 84 votat, ose më shumë se sa kaq.