Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë Grupin Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku ka ndarë disa mesazhe të drejtpërdrejta për socialistët lidhur me prioritetet politike dhe ekonomike të vendit.
Duke u ndalur te zhvillimet ekonomike, Rama theksoi perceptimin pozitiv që, sipas tij, po krijohet në publik:
“Për punët e Shqipërisë ndryshe nga më parë kur flet për ekonominë, e ndjen nga atmosfera në sallë që ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që i jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim”, u shpreh ai.
Ai shtoi se edhe çështja e pagave reflektohet drejtpërdrejt te qytetarët:
“Kur flet për pagat është shumë e qartë që njerëzit janë në gjendje të bëjnë menjëherë verifikimin tek vetja dhe tek të tjerët përreth.”
Sa i përket integrimit europian, kreu i qeverisë e cilësoi objektivin për anëtarësim në Bashkimi Europian si sfidën më të madhe:
“Kjo është sfida e sfidave jo për ne, por për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar, që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë europiane të Shqipërisë edhe duke siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Në fund, Rama u ndal te zgjedhjet dhe organizimi i brendshëm i partisë:
“Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore. Se përballë ne kemi vetëm veten, sfidën që kemi për të realizuar misionin tonë.”
