Arkeologjia


anija e kolombitNjë kërkues nënujor amerikan tha se beson se ka zbuluar mbetjet e Santa Marias, anijes kryesore të ekspeditës së famshme të Kristofor Kolombit. Berri Klifort (Barry Cliford) tha se ka prova që sugjerojnë se mbetjet e zbuluara në brigjet veriore të Haitit i përkasin kësaj anijeje. Skuadra e tij mati mbetjet dhe bëri fotografi. Ai thotë se po punon me qeverinë e Haitit për të mbrojtur zonën për një kërkim më të detajuar.


Santa Maria, krahas anijeve La Nina dhe La Pinta, ishin pjesë e ekspeditës së vitit 1492 që solli zbulimin e Karaibeve dhe Amerikave ndërsa përpiqej të gjente një kalim perëndimor për në Azi nga ku vinin mallrat më të rëndësishme të tregtisë në kontinent, erëzat. Anija Santa Maria u mbyt gjatë ekspeditës pak para se Kolombi të kthehej në Spanjë.


“Të gjitha të dhënat gjeografike, si dhe topografia nënujore e provat arkeologjike sugjerojnë se kemi të bëjmë me mbetjet e anijes së famshme të flamurit, Santa Maria”, – tha Kliford.


“Kam besim se gërmimi nënujor do të sjellë provat e para arkeologjike të zbulimit të Amerikës nga Kolombi”, – shtoi ai.


Arkeologët nënujorë që punuan në projektin e tij thanë se provat janë shumë domethënëse deri tani, por nevojitet një projekt kërkimor tjetër për të marrë konfirmimin final. Gërmimet e mëtejshme do të financohen nga qeveria e Haitit dhe History Channel, televizioni që synon të bëjë një dokumentar mbi këtë çështje.