Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm, ku iu drejtua menjëherë ambienteve të Bashkisë. Vizita e tij zgjati më pak se dy orë dhe u zhvillua pa një njoftim të mëparshëm për shtypin.

Ende nuk janë bërë publike detajet e takimeve të zhvilluara apo çështjet e diskutuara gjatë qëndrimit të tij në institucionin vendor por që mësohet se kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve. Pritet që në orët në vijim të ketë një komunikatë zyrtare lidhur me qëllimin e kësaj vizite, e cila ka ngjallur interes dhe spekulime në nivel lokal.