Autoritetet italiane kanë zbuluar një “bankë fantazmë” në zonën industriale të Prato, e cila dyshohet se përdorej nga organizata kriminale italiane dhe grupe të huaja, përfshirë edhe rrjete shqiptare, për pastrimin e parave të pista.
Sipas hetimeve të kryera, struktura shërbente si qendër financiare paralele për qarkullimin e parave që vinin nga trafiku i drogës, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Sipas të dhënave paraprake, në këtë rrjet qarkullonin mbi 100 milionë euro në vit, të cilat futeshin si para të pista dhe dilnin si të ardhura të ligjshme biznesi.
Operacioni ka çuar në 41 masa sigurie, nga të cilat 17 janë arrestime me burg, ndërsa në total janë 57 persona nën hetim, mes tyre italianë, kinezë dhe shqiptarë.
Gjatë operacionit policia sekuestroi rreth 60 milionë euro, teksa hetimet vijojnë.
