Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 mars do të organizohet protesta e radhës e opozitës. Në fund të fjalimit të tij nga foltorja me qytetarët në Durrës, Berisha tha se protestuesit do të mblidhen para Parlamentit.
“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti sepse është gjyqi i Edi Ramës dhe Ballukut”-u shpreh Berisha.
Protesta e fundit e opozitës ishte të shtunën e 28 shkurtit, ku u shoqërua me tensione të shumta, molotovë si dhe u sulmua ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, akt që u shoqërua me një valë reagimesh.



