Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions.
Viktima Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 21:40 ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë.
I dyshuari, një banor i Farmington Hills, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit, ndërsa u gjet pistoleta me të cilën u krye vrasja, që rezulton të ishte raportuar e vjedhur.
Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Nipi i viktimës tha për CBS Detroit se i 65-vjeçari ishte mik i Franceskut.
“Ishte mik i tij”, tha Mark Gjura, duke shtuar: “Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje”.
Sipas WWJ, Shkambi kishte qenë më herët i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, dhe ishte liruar në dhjetor 2024.

